Zëdhënësi i BE-së: Kosova shkeli Marrëveshjen e Brukselit në rastin e Todosijeviqit

Zëdhënësi i BE-së: Kosova shkeli Marrëveshjen e Brukselit në rastin e Todosijeviqit

“Marrëveshja është arritur që Gjykata e Apelit në Prishtinë të caktojë një panel të përbërë nga gjyqtarë kryesisht serbë në rastin e gjykimeve brenda komunave me shumicë serbe. Në këtë rast nuk u respektua”.

Kështu ka thënë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano, të mërkurën.

Ky qëndrim i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin për deputetin e Listës Serbe Ivan Todosijeviqit.

Dënimi me dy vite burg për zyrtarin e Listës Serbe pasi e kishte cilësuar si “trillim” masakrën e Reçakut.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti serb në Kosovë e “ka thënë të vërtetën”.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviq, është dënuar vetëm pse ka thënë të vërtetën – të vërtetën për gjithçka që ka ngjarë dhe për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Ivan Todosijeviqit pritet t’i merret mandati i deputetit.

Ndërsa, partia politike që ai i përket Lista Serbe, ka deklaruar të martën se “do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale”.

“Do të shkojmë të konsultohemi me presidentin Vuçiq”, kanë thënë ata. /Insajderi.com