Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta intervistojë zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun.
Këtë kërkesë Bytyçi e ka bërë pas deklaratës së Sallahut, i cili të mërkurën mbrëma tha se “dikush nga të akuzuarit e Speciales ka marrë para më shumë se që duhet për mbrojtjen e tyre”, njofton Insajderi.
Sipas zëdhënësit të PDK-së, “deklaratat e zv. ministrit të Drejtësisë janë skandaloze, dashakeqe dhe keq-informuese, të cilat vijnë si vazhdimësi e sulmeve të mirë organizuara ndaj themelueseve dhe eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjinden në Hagë”.
“Fondi është i rregulluar në atë formë, sa që askush nuk mund të marrë as edhe një cent pa e ndjekur një procedurë të caktuar. Legjislacioni që e rregullon këtë fushë ishte hartuar në koordinim të ngushtë me vendet e BE-së, si dhe vetë Dhomat e Specializuara. Standardi që është vendosur si praktikë është standard ndërkombëtar.
Për të ruajtur integritetin e mbrojtjes, këto shpenzime dhe qasja në këto dokumente janë kategorizuar si sekrete deri në përfundim të procesit gjyqësor, pas së cilit, publikimi i tyre dhe të gjitha shpenzimeve do të bëhet transparent, siç e përcakton dhe kërkon legjislacioni në fuqi”, ka shkruar ndër të tjera Bytyçi në Facebook./Insajderi.com
Deklaratat e zv. Ministrit të Drejtësisë të Qeverisë Kurti janë skandaloze, dashakeqe dhe keq-informuese, të cilat vijnë…
Posted by Avni Bytyçi on Thursday, April 15, 2021