Zëdhënësi i PDK-së ironizon me Haradinajn: Ku je nis moj engjëllushe?

Zëdhënësi i PDK-së ironizon me Haradinajn: Ku je nis moj engjëllushe?

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk i ka borxh asgjë PDK-së dhe se këtë partia e ka nxjerrë nga opozita më herët, njofton Insajderi

Bytyçi ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë sesa herë që Haradinaj flet për korrupsion, hajni, qeverisje të mirë, populli qesh me të.

Postimin e tij Bytyqi e ka mbyllur me një pyetje për kreun e AAK-së, duke e pyetur: Po ku je nisur moj engjëllushë!?