Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se po sulmon pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë, përmes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Insajderi.
Ministrja Haxhiu të premten ka paralajëmruar se do të bëhen publike shpenzimet e të akuzuarve në Hagë.
E ky vendim sipas Bytyçit është i panevojshëm, dashakeq dhe i rrezikshëm për mbrojtjen e të akuzuarve.
Sipas tij, “në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë”.
“Gjithmonë kam menduar se ushtarët tanë të lirisë, do të duhej të shqetësoheshin vetëm për akuzat që kanë burim raportin e Dick Martyt, aty-këtu edhe ndonjë gënjeshtër nga Serbia, por asnjëherë nuk e kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, e sidomos tani kur janë në burg”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i PDK-së në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com
Fondi për mbrojtjen e të akuzuarve, ishte themeluar me qëllim që të akuzuarit potencial të mbrojnë vetën duke pasur…
Posted by Avni Bytyçi on Friday, April 23, 2021