Zëdhënësi i PDK-së: Ndalimi i personave me të kaluar kriminale që të garojnë në zgjedhje është vendim i mirë për demokracinë

Zëdhënësi i PDK-së: Ndalimi i personave me të kaluar kriminale që të garojnë në zgjedhje është vendim i mirë për demokracinë

Për zëdhënësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin në zgjedhje të personave të dënuar nga juridiksioni është ndër “veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë tonë”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bytyci, ka thënë se Kadri Veseli e kishte vendosur këtë standard “për herë të parë”.

“Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë. Këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm”, tha ai.

Bytyci refuzimin e këtij vendimi nga kush do qoftë e konsideron si “sulm ndaj rendit kushtetues”.

“Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë”, tha ai. /Insajderi.com

 

Si aktivist politik e dikur edhe si aktivist i shoqërisë civile, dua të theksojë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që…

Posted by Avni Bytyçi on Saturday, 9 January 2021