Zëdhënësi i PDK-së: Presidentit i duhet logjika, jo aftësia për pompa

Zëdhënësi i PDK-së: Presidentit i duhet logjika, jo aftësia për pompa

Fjalimi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berishës, për presidentin e ardhshëm të Kosovës është konsideruar “injorancë që paraqitet si vlerë”.

Të këtij niveli e ka parë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, deklaratën e deputetit në Parlament se “Kosovës i duhet president që kur ndërrohet koha i dhemb trupi nga plagët”.

Këtë logjikë të politikbërjes, Bytyci e ka ironizuar duke thënë se “në qeverisje duhet aftësi për pompa e jo tru se vendimet për politikat publike kërkojnë muskuj e jo logjikë”.

E në rast se Kosova do ta ketë një president sipas kritereve të deputetit Berisha, Bytyci e konsideroi “Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë”. /Insajderi.com

Postimi i plotë: