protestës

Zëdhënësi i PDK-së: Rron Gjinovci njihet për gjuhën e ulët, s’mund t’i prijë protestës

Zëdhënësi i PDK-së: Rron Gjinovci njihet për gjuhën e ulët, s’mund t’i prijë protestës

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas mbajtjes së protestës para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, e cila u udhëhoq nga Rron Gjinovci, ku është kërkuar shkarkimi i profesorit Ardian Kastrati, përcjell Insajderi.

Sipas tij, Gjinovci njihet për gjuhën e ulët në diskursin publik, për fyerjet dhe banalizmat.

Ndaj, Bytyçi ka theksuar se ai nuk mund t’i prijë protestës ku kërkohet shkarkimi i një profesori universitar për shkak të, siç është cilësuar, gjuhës seksiste të përdorur.

“Rron Gjinofci njihet për gjuhën e tij të ulët në diskursin publik, për fyerjet e tij e për banalizmat. Ai as nuk mundet e as nuk duhet që t’i prij çfarëdo proteste lidhur me këto çështje, edhe kjo për shkaqe parimore. Rroni është sorrogat i Lëvizjes Vetëvendosje, si i tillë në studio dhe jashta saj ai i shërben interesave të ulëta të një partie politike.

Kjo është edhe arsyeja se pse Rroni me grupin e tij asnjëherë nuk ka reaguar për linçimin publik që ju është bërë grave si Valdete Dakës apo Aida Dërgutit, e mos të marr shembull për gratë nga PDK-ja. Përkundrazi Rroni me shumë të tjerë mund të konsiderohen edhe nxitësit kryesorë ndaj gjuhës seksiste e denigruese që është përdorur kundër grave që nuk janë pjesë e partisë se tij”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com