Zëdhënësi i Qeverisë: Vitia nuk ka pasur arsye ta refuzojë nënshkrimin e kontratës me Pfizer

Zëdhënësi i Qeverisë: Vitia nuk ka pasur arsye ta refuzojë nënshkrimin e kontratës me Pfizer

Zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve në media së ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar nënshkrimin e  ardhjes se 500  mijë vaksinave nga Pfizer, përcjell Insajderi.

Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nuk ka pasur asnjë motive që ministri Vitia të mos e nënshkruajë kontratën.

Lajmin për të e ka quajtur “të motivuar dhe dashakeqes”.

“Meqë nuk ka motiv nga  Vitia për te refuzuar vaksinat atëherë lajmi për të është i motivuar e dashakeq. Ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm në ketë situate kaq të ndjeshme dhe të rënduar për shëndetin publik, përfshire gazetarët që mbajnë përgjegjësinë e informimit të drejtë të qytetareve” pohoi ai. /Insajderi.com

 

Lajm pa motiv e i motivuar

Cili do te ishte motivi i ministrit Vitia per te mos e nenshkruar kontraten e cila i sjell…

Posted by Perparim Kryeziu on Friday, 16 April 2021