Zëdhënësi i VV-së flet për fotografinë e Sveçlës me Gjuriqin – Tregon mjerimin e kritikave

Zëdhënësi i VV-së flet për fotografinë e Sveçlës me Gjuriqin – Tregon mjerimin e kritikave

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me kritikat që i  kanë ardhur Lëvizjes Vetëvendosje pas fotografisë së Xhelal Sveçlës që shihej afër Marko Gjuriq.

Manxhuka thotë se ç’ka është më e mjerueshme në këtë rast është se nuk po kritikohet VV-ja që është e keqe por po thuhet edhe këta u bënë si ne.

“Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin për te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume” shkruan Manxhuka në Facebook.

Sipas tij me të mjera janë krahasimet të tipit ‘dikur ju keni kritikuar tash dhe këta ndaj jush’.

“Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene leximi i realitetit permes fotove, por te bemave qe ata politikane kane bere. Fotografite e tyre kane qene qershi mbi torte. Ne kemi kritikuar casjen ne negociata, demet e marrveshjeve e shume deme te tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qene prove e rezultatit te ekuacionit tone matematikor aso kohe dhe jo e kunderta.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene “edhe keta jane si ne”, por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR, le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se përgjithshme”, ka shkruar Manxhuka në Facebook./ Insajderi.com