Zëdhënësi i VV-së: Gabim që u hoq termi “Republikë” në marrëveshjen e Uashingtonit

Zëdhënësi i VV-së: Gabim që u hoq termi “Republikë” në marrëveshjen e Uashingtonit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se delegacioni i Kosovës ka gabuar që ka pranuar të largohet përdorimi termit “Republikë” nga marrëveshja me Serbinë.

Ai ka shkruar në Facebook se në këtë mënyrë, Serbia ka arritur ta mirëmbajë çështjen e Kosovës si çështje të brendshme të saj, njofton Insajderi.

“Prandaj kjo marrëveshje është e dëmshme dhe e rrezikshme. Kosova edhe një herë, duke u përfaqësuar nga individë pa përgatitje, pa planifikim, dhe pa legjitimitet, në një proces pa parime dhe pa synime të dakorduara paraprakisht, doli nga bisedimet më pak se që ishte në fillimin e tyre”, ka shkruar Kryeziu.

Kosova dhe Serbia më 4 shtator kanë arritur një marrëveshje ekonomike në Uashington. /Insajderi.com

Kosova pa "Republikë"Fakti që referimi i Kosovës si republikë është larguar, ndonëse nën ndërmjetësimin e një shteti…

Gepostet von Perparim Kryeziu am Sonntag, 6. September 2020