Zëdhënësi i VV-së – Ismailit: Vijat e kuqe janë për qeverisje dhe vazhdojnë të mbesin aty

Zëdhënësi i VV-së – Ismailit: Vijat e kuqe janë për qeverisje dhe vazhdojnë të mbesin aty

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, i është përgjigjur pyetjes së deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, lidhur me vijat e kuqe të VV-së ndaj kësaj partie, njofton Insajderi.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vijat e kuqe janë për qeverisje dhe aty ku kanë qenë do të mbesin, ndërsa tash sipas tij, bëhet fjalë për rrëzim qeverie e cila është e paaftë dhe e dëmshme.

“Siç duket janë mësuar që prapa rrëzimit të qeverisë të fshihet gjithnjë një pazar. Kështu ka ndodhur ndaj qeverisë Kurti. Por, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërmerr hapa për rrëzimin e një qeverie ndodh sepse vlerëson që ajo duhet të shkojë për arsyet që kemi përmendur.

Vijat e kuqe janë për qeverisje dhe aty ku kanë qenë vazhdojnë të mbesin, tash po flasim për rrëzim qeverie e cila objektivisht është e paaftë dhe e dëmshme”, ka shkruar Kryeziu.

Siç duket janë mësuar që prapa rrëzimit të qeverisë të fshihet gjithnjë një pazar. Kështu ka ndodhur ndaj qeverisë…

Posted by Perparim Kryeziu on Thursday, August 6, 2020

 

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, përmes një deklarate sot i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ismaili ka thënë se fillimiksht LVV duhet të tregojë se ku kanë mbetur vijat e kuqe të saj për PDK-në të cilat i ka shfaqur në fillim dhe çfarë ndodhi që tash këto vija u hoqën. /Insajderi.com/