
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili ka deklaruar se Kurti “ka qenë dhe është kundër Amerikës”.
Kryeziu thotë se Grenell nuk ishte i saktë në këtë koment të tij, pasi sipas tij “ Kurti vazhdimisht ka synim ruajtjen e interesave dhe raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
”Richard Grenell nuk është i saktë sepse Albin Kurti nuk është anti-amerikan. Synimi për t’i ruajtur interesat dhe avancuar këto interesa, nuk është anti-amerikanizëm përkundrazi është vlerë e promovuar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ai po ashtu tha se nuk ka mundësi që një vend pro-amerikan të votojë një anti-amerikan siç ka bërë populli i Kosovës.
”Nuk mendoj që është vlerësim i drejtë, sepse në një vend i cili pas SHBA-ve, është më pro-amerikani, nuk ka se si një anti-amerikan të jetë lideri më i votuar dhe më i përkrahuri në zgjedhjet e fundit”, ka thënë ai për klan Kosova. /Insajderi.com