
Zëdhënësi i KEDS-, Viktor Buzhala, ka deklaruar se janë bërë përgatitjet për të pasur energji elektrike gjate festes së Vitit të Ri.
“KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fund-vitit”, tha Buzhala.
Ai për KP, tha apeloi tek qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që është e mundur.
“Qytetarët duhet t’i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo për furnizim me ngrohje”, tha ai. /Insajderi.com