“Fundi i vitit 2020 po shënon edhe fillimin e largimit të vijave të kuqe në politikë”.
Kështu mendon zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci. Ai përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar këtë hapje mes partive politike si diçka interesante.
Muaj më parë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, largoi “vijat e kuqe”, për PDK-në.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar bashkëpunim nga PDK që ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë cak i vijave të kuqe nga LVV dhe LDK.
“Vijat e kuqe”, në Kosovë kanë qenë pjesë e fushatave zgjedhore.
Ndër frazat më të njohura njihet ajo e Ismet Beqirit të LDK-së, “Kurrë më me PDK”, gjatë një debati televiziv para zgjedhjeve të vitit 2014. /Insajderi.com