Zëdhënësja e LDK-së akuzon VV-në për “arrogancë dhe gjuhë të urrejtjes”

Zëdhënësja e LDK-së akuzon VV-në për “arrogancë dhe gjuhë të urrejtjes”

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për “arrogancë, gjuhë të urrejtjes dhe papërgjegjësi”, njofton Insajderi.

Sipas saj, arroganca dhe gjuha e urrejtjes “e ardhur nga lartë” tregon “pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik”.

“Fatkeqësisht, përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo tutje është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për siguri dhe ndjenjën për të qenë pjesë e shtetit, i një vendi që dikush i udhëheqë, pavarësisht se çfarë bindje politike a kategorie shoqërore i takojnë.

“Në të kundërtën, kjo qeverisje më së miri karakterizohet me thënien ‘Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë’”./Insajderi.com