
Zyrtarja për media e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se publikimi i komunikimeve të Aida Dërgutit është bërë me qëllim që të viktimizohet dhe ruhet deputetja e Vetëvendosjes nga kritika partiake.
Ajo i ka quajtur të ultë gjithë përkrahësit që po fshehën pas Aida Dërgutit.
“Rrjedhja e informatave të pjesërishme dje në media, me të cilat u tentua që të demonizohen aktivistët nga Shqipëria e të viktimizohet Aida, ka pasë për qëllim t’i paraprijë kritikës që do t’i bëhej veprimit të saj, nga organet e Lëvizjes. Sa e ultë fshehja e personave të tjerë pas saj dhe shpifjet e pabesueshme”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes dolën kur u publikua një komunikim i deputetes Aida Dërguti, e cila e quan m** Albin Kurtin.