Zejna: AKK duhet t’i kontrolloj partitë rreth shpenzimeve nëpër fushata”

Zejna: AKK duhet t’i kontrolloj partitë rreth shpenzimeve nëpër fushata”

Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, është shprehur se Agjencioni Kundër Korrupsionit (AKK) ose Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duhet të marr ndonjë vendim për t’i kontrolloj partitë politike rreth shpenzimeve të tyre.

Në një intervistë për emisionin “Express”, Zejna ka treguar se kanë shpenzuar partitë politike gjatë fushatës zgjedhore për 11 qershor.

“Të dhënat për shpenzimet e partive politike, të tri partive politike, koalicioneve të cilat i kemi përcjell ne PAN, LAA dhe Vetëvendosje, kanë shpenzuar së bashku rreth 3 milionë euro”, ka treguar Zejna.

Po ashtu ai ka treguar edhe shpenzimet e secilës parti të cilat janë në Kuvendin e Kosovës.

“Këtu prin me shpenzimet më të mëdha koalicioni PDK -AAK-NISMA, i cili ka shpenzuar 1.7 milionë euro,përafërsisht sa është limit ligjor, po ashtu këtë ligj e ka tejkalu edhe koalicioni në mes LDK-AKR-Alternativa, ku ka shpenzuar rreth 1.1 milionë euro. dhe në fund e kemi Lëvizjen Vetëvendosje me 360 mijë euro”, ka thënë Zejna.

Për tërë këto shpenzime që janë bërë nga partitë politike Zejna ka thënë se duhet të merret një vendim rreth kontrollimit nga ana Agjencionit Kundër Korrupsionit apo Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.

“Është e nevojshme që Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ose Agjencioni Kundër Korrupsionit të marr një vendim që t’i kontrolloj partitë politike çfarë të hyra kanë dhe çfarë shpenzimesh kanë”, ka shtuar Zejna. /Insajderi. com