Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se 180 zyrtarë të lartë të shtetit marrin dy deri në tetë paga nga buxheti, transmeton Insajderi.
Kështu u shpreh ai në emisionin DPT te Fidani në T7, ku tutje tha se Zyra e Privatizimit në Kosovë është piramida e krimit.
“E kam thënë edhe në Kuvend. 180 zyrtarë të lartë të shtetit nga buxheti marrin dy deri në tetë paga”, thotë ai.
“Tetë paga i ka marrë një deputet. Te çështja e privatizimit., kam thënë në atë kohë që piramida e krimit ka qenë Zyra për Privatizim në Kosovë. Nuk mundesh me imagjinu. Një hektar është shitur 5 mijë euro. Sipas bankës botërore. Asetet e KEDS-it që ju janë shitur turqve i kanë vlerën 560 milionë. Ato iu janë shitur për diku. 5 milionë euro“, shtoi ai. /Insajderi.com