Gazetari Milaim Zeka dhe biznesmeni Rrustem Rukolli pritet që sot të dalin sërish para drejtësisë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Zeka akuzohet për veprën penale shkeljes së fshehtësisë, derisa biznesmeni për tentim të pengimit të procedurës zyrtare.
Këto vepra ndërlidhen me të ashtuquajturin “rasti Drenica” pjesë e të cilit janë Sylejman Selimi e Sami Lushtaku të dënuar për krime lufte.
Zeka, në emisionin e tij “Pa Rrotlla” që transmetohet në RTK, kishte publikuar një intervistë me një dëshmitar të mbrojtur. /Insajderi.com