Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se me Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike do të përfitojë para se gjithash Kosova dhe ekonomia e saj, njofton Insajderi.
“Janë një sërë masash që iu sjellin përfitime bizneseve por rrjedhimisht edhe të punësuarve dhe atyre që kanë humbur vendet e punës”, tha Zeka në RTV Dukagjini.
Zeka thotë se është për keqardhje që propozimet e PDK-së nuk u morën parasysh më parë nga qeveria.
“Ky konsensus është dashur të ndodh shumë më herët në mënyrë që bizneset dhe qytetarët të përfitonin shumë më herët”, shtoi Zeka përcjell Telegrafi.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se ndihma ekonomike duhet të shpërndahet në mënyrë proporcionale në sektorët që janë më të goditur.
“Pandemia ka goditur të gjithë sektorët, por disa prej tyre pak më shumë dhe duhet një komunikim më i madh i brendshëm për të ditur qarkullimin në sektorë të caktuar”, tha ndër të tjera Arian Zeka./Insajderi.com