Emra të ri në Speciale

Zeka: Specialja do ta tronditë skenën politike kosovare me emrat që do t’i thërret: Të gjithë janë profile të larta

Zeka: Specialja do ta tronditë skenën politike kosovare me emrat që do t’i thërret: Të gjithë janë profile të larta

Gazetari Milaim Zeka duke e komentuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale, tha se në listën e Gjykatës Speciale do të ketë edhe shumë personalitete të tjera tejet të rëndësishme që do ta tronditin skenën politike në Kosovë, njofton Insajderi.

Zeka, duke folur në Info Magazine ka thënë se pjesë e kësaj liste janë edhe shumë personalitete të zonës së Drenicës, por ka edhe nga zona tjera.

Ai këto komente i ka bërë kur po fliste për aktakuzën e ngritur nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veselit.

“Në këtë grup janë të gjithë politikanë të nivelit të lartë dhe do të ketë goditje shumë të rëndë skena politike kosovare”, tha Zeka.

“Lista është shumë serioze dhe lista përpos që është serioze, përveç që njerëzit janë të profilit të lartë. Tre personalitete shumë të njohura të Drenicës”./Insajderi.com