Zekiri kërkon hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Zekiri kërkon hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, për aktvendimet për grupin e Kumanovës ka thënë se do të ketë hetim ndërkombëtar dhe e vërteta patjetër do të del në shesh.

“Lexoj komentet te shumta pas vendimit te gjykatës për rastin e Kumanovës ku njerëzit nga mllefi dhe mosdija akuzojnë LSDM-ne dhe qeverinë e tanishme si fajtore për dënimin e shqiptuar. Sinqerisht habitem”.

“Vendimi sotëm i gjykatës vetëm se vërtetoi nevojën te cilët tek sa kane filluar me shkarkimin e Prokurorit publik, emërimi i ri i te cilit do te ndodhe se shpejti. Gjykatat dhe gjykatësit ende janë po te njëjtat te instaluara nga regjimi i mëparshëm i Mijallkovit e Jankullovskes. Atë qe kemi premtuar NE edhe do ta realizojmë. Për ketë rast do te ketë hetim ndërkombëtar dhe e vërteta patjetër do te dal ne shesh. PA DREJTESI SKA QETESI!!!”, shkruan Zekiri në facebook.