
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars, njofton Insajderi.
Zemaj thotë se 33 mijë e 600 doza të vaksinave të kompanisë COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.
“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj në Kanal10.
Ministri në detyrë po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua si stabile, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tash.
“Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj./Insajderi.com