Zemaj ankohet se pozita nuk po e lejon opozitën të flasë në Kuvend

Zemaj ankohet se pozita nuk po e lejon opozitën të flasë në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është ankuar në seancën e së enjtes në Kuvend, se “pozita nuk po e lejon të dëgjohet zëri i opozitës”.

Kjo sipas tij, është duke u tentuar të bëhet me anë ndalimit të fjalës në Kuvend, njofton Insajderi.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, gjatë seancës nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të flasin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

“Po tentohet që me strategji nga që zëri i opozitës, zëri i deputetëve të mos dëgjohet në temat që janë shumë të rëndësishme. Me anë të rregullores së Kuvendit pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese, duhet të respektohet kjo rregullore nga ju”, ka pohuar Zemaj./Insajderi.com