Zemaj: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë

Zemaj: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë

Ministri i Shëndetesisë, Armend Zemaj, së bashku me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës, mbrëmë kanë dalë në terren për të parë nëse po zbatohen masat ndaj Covid-19, njofton Insajderi.

Zemaj është deklaruar në Facebook, në lidhje me këtë inspektim të mbrëmjes së djeshme, për çka thotë se për shkak të mosrespektimit të masave janë gjobitur dhe mbyllur shumë kafeteri, ndërsa paralajmëroi që ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë.

“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!”, ka shkruar Zemaj.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve! /Insajderi.com/