Zemaj deputetit të Vetëvendosjes: Ti shihesh n’sy që je i infektuar

Zemaj deputetit të Vetëvendosjes: Ti shihesh n’sy që je i infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka thënë një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, se “shihesh në sy që je me COVID-19”, derisa ka folur në parlamentin e Kosovës para deputetëve, njofton Insajderi.

“Ti je me simptoma, po po ti je. N’sy shihet që je me simptoma”, i ka thënë Zemaj një deputeti të Vetëvendosjes, por ende nuk dihet se cilit saktësisht i drejtohej.

Ndërsa më pas u është drejtuar të gjithëve duke iu thënë që ju jeni potencialisht të infektuar dhe duhet të shkoni të bëni testime, duke aluduar në protestën e Vetëvendosjes në shesh.

“Pse po ikni nga testet?”, i ka pyetur Zemaj deputetët e VV-së./Insajderi.com