Zemaj dhe Valbon Krasniqi flasin për situatën me COVID-19 (VIDEO)

Gjnedj ame COVID-19 ka eskaluar në muajin e fundit. Qeveria ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Zemaj dhe Valbon Krasniqi flasin për situatën me COVID-19 (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj ka njoftuar për situatën me coronavirus me të cilën po përballet Kosova për shkak të kërkeses më të madhe për hospitalizim.

“Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtrirë 96 pacientë të prekur me coronavirus dhe 60% e tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa në gjendje kritike janë aktualisht pesë pacientë që po qëndrojnë në mjekim intensiv. Klinikave Covid në QKUK do t’u shtohet edhe ajo e Neurologjisë ku njëri i kat i saj me 60 shtretër do të jetë në dispozicion për pacientët e prekur me këtë virus. Gjithashtu, Spitali i Vushtrrisë do të jetë në dispozicion vetëm për pacientët e prekur me Covid-19”, ka treguar Zemaj.

Këto janë bërë të ditura në konferencën që ka mbajtur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot në oborrin e Klinikës Infektive.

Poashtu edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë i janë bashkuar sot stafit mjekësor në luftën me pandeminë.

“Bashkë me ne sot janë 50 profesionistë, 8 laborantë kanë filluar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, 4 mikrobiologë, 20 inspektorë dje vetëm kanë startuar me ekipet monitoruese e zbatuese të ligjit dhe sot gjatë ditës do të shpërndahen edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje”, tha Zemaj.

Zemaj poashtu tha se ky nuk do të jetë angazhimi i fundit në këtë drejtim

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi bëri të ditur se një kat i Klinikës së Neurologjisë do të jetë në dispozicion për pacientët me Covid-19, dhe se Spitali i Vushtrrisë do të shndërrohet në Spital Covid.

Krasniqi: 60 shtretër në Neurologji do të jenë në dispozicion për pacientët me Covid

“Ne qysh dje kemi marrë vendim që edhe Klinika e Neurologjisë, njëri kat i saj me kapacitet prej 60 shtretërve t’i shtohet këtij destinimi, për shkak se Klinika Infektive dhe Klinika e Pomologjisë janë pothuajse të mbushura me pacientë, do t’i kemi në dispozicion këto kapacitete të shtretërve…. Sot kemi rreth 450 pacientë të shtrirë në Klinikat Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale që janë të dyshuar ose konfirmuar me Covid dhe që po marrin trajtim në këto momente…spitalin e Vushtrrisë do ta shndërrojmë komplet në spital Covid, spitali i Vushtrrisë shumë shpejtë do të pranojë pacientë nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat për të trajtuar këta pacientë”, tha ai. /Insajderi.com/

 

 

Zemaj: 50 mjek e 62 infermierë bashkohen në luftën me pandeminë

Zemaj: 50 mjek e 62 infermierë bashkohen në luftën me pandeminë

Gepostet von Insajderi am Dienstag, 14. Juli 2020