 
                    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të enjten në mëngjesë ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ai tha se do të trefishohen testimet për COVID-19, njofton Insajderi.
Duke falënderuar Qeverinë gjermane për donacion prej 15 respiratorëve, Zemaj shprehu ngritjen e kapaciteteve për ta luftuar Coronavirusin.
“Nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese, edhe kjo ndihmë nga partnerët ndërkombëtar, po pranojmë këtu 15 respiratorë. Ngritja e kapaciteteve humane është pjesë e angazhimit tonë”, tha Zemaj. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          