Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur mikrobiologut, Lul Raka, i cili ka theksuar se “asnjë anëtar i Bordit Këshillëdhënës për pandeminë nuk është konsultuar për lehtësimin e masave”.
Kjo për Zemajn nënkupton se “dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”.
Sipas Zemajt e ka këshilluar bordin sa herë ka pasur nevojë.
“Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi”, tha ai.
Qeveria e Kosovës të enjten kishte vendosur që të lehtësojë masat anti-COVID, duke larguar orën dhe policore dhe zgjati orarin e punës së afarizmit deri në ora 22:00. /Insajderi.com