Zemaj e Kollçaku përplasen në Komisionin për Shëndetësi, shkak numri i viktimave nga COVID-19

Zemaj e Kollçaku përplasen në Komisionin për Shëndetësi, shkak numri i viktimave nga COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, janë përplasur në mbledhjen e së hënës në këtë komision, shkak i së cilës ishte numri i viktimave nga Coronavirusi.

Zemaj ka hedhur dyshime për mosraportim të numrave të të vdekurve, duke thënë se kjo është skandal.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për COVID-19.

“Cilat lloje çfarë lloje të testimeve janë duke u raportuar, PCR, serologjik, Antigen, Rapid. Cilat janë duke u raportuar si statistika zyrtare”.

“Rastet e vdekjeve, nëse kjo saktësohet që po e thotë deputeti Bekim Haxhiu, qe pacientët postCovid si pasoj e Covid kanë përfunduar me fatalitet dhe fshihet ky numër, ky është mashtrim”.

“…nëse ata pacientë kanë qëndruar gjashtë javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen. Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”.

Kurse, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka thënë se Zemaj po hedh dyshime mbi stafin shëndetësor.

Ajo ka theksuar se ish-ministri “në vend që të gëzohet që nuk ka pasur viktima ditëve të fundit, po hedh dyshime mbi stafin”./Insajderi.com