“Mashtrues ordiner” e ka quajtur Armend Zemaj ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.
Kjo pasi Vitia tregoi për shkëputjen e kontratave të 300 infermierëve.
Vitia theksoi se “kontratat tyre ishin të përkohshme, përcjell Insajderi.
“Dhe këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar dhe në kontratë e kanë pasur si të tillë. Nëse ish ministri ju ka premtuar ata janë mashtruar, ne kemi respektin maksimal për ta por ky është realiteti”.
Më pas erdhi edhe reagimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt.
“Më vjen keq për fjalorin e ministrit tipik mashtrues tipik mashtrues ordiner, ne nuk e kemi mashtruar askënd siç po thoni ju dhe e dinë se çka kanë nënshkruar ata”. /Insajderi.com