Zemaj: Është e domosdoshme të vazhdohen masat

Zemaj: Është e domosdoshme të vazhdohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave, ka deklaruar se është e domosdoshme të vazhdohet me masat që janë në fuqi, njofton Insajderi.

Zemaj ka shkruar në Facebook se në takimin e sotëm virtual është bërë vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend dhe është diskutuar se si do të vazhdohet në dy javët e fundit të vitit.

Tutje Zemaj, ka thënë se këto masa kanë dhënë efekt, edhe si rrjedhojë ato duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Një konstatim të tillë se masat e ndërmarra kanë dhënë efektin e parë, e ka dhënë e kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti./Insajderi.com