Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se pacientëve të infektuar me Coronavirus të cilët janë të hospitalizuar në ShSKUK, ju sigurohen të gjitha ilaçet, përveç barit Rendesivir, për të cilin ai thotë se do të sigurohet, transmeton Insajderi.
Në një intervistë për Gazetën Express, ministri Zemaj ka folur edhe për masat që do të merren për festat e fundvitit.
Ai njofton se për momentin, do të mbesin në fuqi masat që janë marrë në nëntor. Thotë se është herët të dihet si do të veprohet në mënyrë specifike me cilin sektor për fundvit.
“Çdo pacient që është i infektuar me Coivd-19 dhe është i Hopsitalizuar në ShSKUK, me përjashtim të barit Rendesivir ( i cili edhe ky do të sigurohet ), çdo gjë tjetër iu vihet në dispozicion. Favipiravir-in e kemi të siguruar për pacientët tash e një kohë, 22 mijë copa. Kushdo që nuk arrin ta marrë këtë tabletë nga spitalet dhe i kërkohet që ta blejë, le të lajmërojnë kudo që e vlerëson”, ka thënë ai.
“Situata epidemiologjike analizohet në baza të rregullta dhe në varesi të asaj se sa është numri i të infektuarve, sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet, edhe mund të propozohen masa të reja. Por për momentin, do te vazhdohet me këto që janë në fuqi dhe është ende herët të dihet se si do të veprohet në mënyrë specifike me secilin sektor apo veprimtari në fund të vitit”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com