Zemaj fton deputetët ta votojnë Rimëkëmbjen Ekonomike

Zemaj fton deputetët ta votojnë Rimëkëmbjen Ekonomike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook pas vizitës që bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, kishin në Klinikën Infektive, tha se me jetësimin e Rimëkëmbjes Ekonomike është paraparë edhe Fondi Rezervë për Pandeminë.

“I ftojmë̈ deputetet e Kuvendit të Kosovës që për interesin e qytetareve ta votojnë̈ “Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, në të cilin Qeveria ka paraparë edhe fondin rezervë për pandeminë̈”.

Zemaj theksoi se Qeveria është duke u angazhuar maksimalisht që të përballohet situate me COVID-19.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjithë̈ ne po angazhohemi maksimalisht që të jemi të gatshëm për çdo skenar, ta menaxhojmë̈ situatën, të ketë̈ mjaftueshëm shtretër për pacientet në nevojë, staf shëndetësor ku tashmë do të jenë edhe specializantet e rinj, si dhe furnizim me barna”, tha ai. /Insajderi.com

Postimi i plotë: