Zemaj i fajëson këta persona për arrestimin e shtetasve turq

Zemaj i fajëson këta persona për arrestimin e shtetasve turq

“Shpend Maxhuni është i obliguar të tregojë se nga kush ka marrë urdhër për arresimin e Gylenistëve”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë dhe arrestimin e gajastë turqve. Ai ka thënë se përgjegjës për tërë këtë situatë janë tre krerët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Arrestimin e gjashtë turqve po e cilëson krejt politike, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Ai thotë se përgjegjësin për tërë ketë situatë e kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“ Përgjegjësin e kanë tre liderët e Kosovës. Ata duhet edhe të tregojnë se çfarë ka ndodhur me këto arrestime. Atyre u mbetet edhe të sqarojnë se kush ka dhënë urdhër për arrestimin e turqve”, ka thënë Zemaj në DPT të Fidani në T7.

Ai ka bërë me dije se do të kërkohet edhe përgjegjësi nga liderët që i kanë fëmijët e tyre në ato shkolla, dhe siç thotë ai, do të duhet të dihet edhe si është bërë financimi i këtyre shkollave.