Zemaj i kënaqur me respektimin e masave në Mitrovicë të Veriut

Zemaj i kënaqur me respektimin e masave në Mitrovicë të Veriut

Në kuadrin e monitorimit të zgjedhjeve që po mbahen sot në dy Komuna të Kosovës, ne Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, një fokus i veçantë po u kushtohet respektimit të masave.

Për të parë nga afër sesa po respektohen masat anti-Covid në vendvotime, ka dal për t’i parë nga afër dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.

Ai ka vizituar Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Gjatë prononcimit për media, Zemaj ka thënë se është i kënaqur me respektimin e masave që janë duke u bërë në këtë qytet./Insajderi.com