Zemaj për Sejdiun

Zemaj i kënaqur me shkarkimin e Basri Sejdiut – “Të qartësohet situata e krijuar”

Zemaj do që të qartësohet mjegulla e krijuar ditëve të fundit nga vdekjet e dyshimta. Shkarkimin e drejtorit e ka përshëndetur. Por, kërkohen veprime të tjera konkrete.

Zemaj i kënaqur me shkarkimin e Basri Sejdiut – “Të qartësohet situata e krijuar”

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, është shprehur i kënaqur me vendimin për shkarkimin e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiut, njofton Insajderi.

Zemaj ka thënë se dëshiron që ky shkarkim të përcjellët me veprime të tjera dhe të qartësohen paqartësitë që janë shkaktuar ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për vdekjet e dyshimta të së dielës në Klinikën Infektive ku u raportua se ka pasur prishje të gypave që përcjellin oksigjenin.

“Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me veprime konkrete për të vënë drejtësi dhe qartësuar situatën e krijuar. Ne do të jemi transparentë dhe do të kërkojmë transparencë të plotë në mënyrë që të mos krijohen paqartësi tek qytetarët tanë. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete”, ka deklaruar Zemaj./Insajderi.com