Zemaj i reagon Kurtit: I keni larguar nga puna 95 inspektorë

Zemaj i reagon Kurtit: I keni larguar nga puna 95 inspektorë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti në qershor “ka larguar 95 inspektorë nga puna”.

Kreu i Qeverisë, ka thënë të dielën gjatë një konference për media se e kanë gjetur Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me 17 inspektorë.

“Në qershor i kanë larguar nga puna 95 inspektorë, ju kanë ndërprerë kontratat që kanë qenë në mbikëqyrje të masave”.

Me këtë arsyetimin banal që pandemia mori fund dhe nuk ka nevojë për kosto buxhetore dhe kosto shtesë”, tha Zemaj në T7.

Zemaj shtoi se “Qeveria nuk i ka mbikëqyrë masat sa duhet”, referuar edhe “largimit nga puna” të inspektorëve.

“Çka ka sjellë kjo, ka sjellë mosmbikëqyrje të masave, është krijuar klima e asaj qasjes gjoja të ruajtjes së shëndetit ekonomik, po që dëmi i shëndetit publik është trefishuar-katërfishuar, kjo do të sjellë edhe pasoja të ashpra ekonomike”.

Gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 66 qytetarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar që të respektohen masat kundër COVID-19.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Zemaj ka deklaruar se gjendja e rëndë është si pasojë e variantit delta. /Insajderi.com