Zemaj inicion ligjin për sigurime shëndetësore

Zemaj inicion ligjin për sigurime shëndetësore

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësorë, ka diskutuar sot për plotësimin e parakushteve, në mënyrë̈ që Fondi i Sigurimeve Shëndetësorë të jetë në funksion të plotë, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zemaj, ka thënë se “aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit”.

Në fund Zemaj është shprehur se është i vendosur që qytetarët të jenë të siguruar sa më parë dhe të kenë sigurime shëndetësore./Insajderi.com