Zemaj: Insistimi im është të kemi masa rigoroze për luftimin e pandemisë

Zemaj: Insistimi im është të kemi masa rigoroze për luftimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë në konsultim edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK) dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, për ndërmarrjen e masave të reja për luftimin e pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur ai gjatë taktimeve me liderët shqiptarë në Luginën e Preshevës, është për masa rigoroze anti-COVID.

“Masat e reja nënkuptojnë ndonjëherë edhe lehtësim, por insistimi im është që të kemi masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen e pandemisë dhe për ta luftuar deri në pafundësi”, tha ai.

Zemaj sot ka Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Bujanovcin, për të parë nga afër gjendjen në Luginë dhe të informohet rreth menaxhimit të situatës me Coronavirus.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë insiston për kujdes ndaj qytetarëve të jetë i vazhdueshëm dhe se duhet të ketë një situatë të qartë e cila e vë në kontroll pandeminë.

“Sot gjendem në një vizitë një ditore në Luginën e Preshevës, ta shohë për së afërmi situatën epidemiologjike dhe me çfarë përballen banorët e kësaj ane. Është vlerësim i Qeverisë së Kosovës që kujdesi për shëndetin duhet t’i përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe vendet e rajonit, ta kemi një situatë të qartë ta vemi në kontrollë pandeminë dhe insistimi jonë është që kujdesi për qytetarët të jetë i vazhdueshëm”, tha Zemaj. /Insajderi.com/