Zemaj inspekton qendrat tregtare në Prishtinë për të parandaluar grumbullimin për “Black Friday”

Zemaj inspekton qendrat tregtare në Prishtinë për të parandaluar grumbullimin për “Black Friday”

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e ditës së të ashtuquajturës “Black Friday”, njofton Insajderi.

Zemaj thotë se shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë që mund të blihet në këto ngjarje.

”Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës: Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ishim gjatë ditës së sotme një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e ‘Black Friday’”, thotë ministri i Shëndetësisë.

“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve”

“Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi”, ka thënë tutje Zemaj. /Insajderi.com