Zemaj: Jemi në komunikim me instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës

Zemaj: Jemi në komunikim me instancat ndërkombëtare për sigurimin e vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se janë në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës kundër përhajes së COVID-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj u shpreh se në takimin me shefin e Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, janë dakorduar të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave.

“Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar  të vazhdohet me plan të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes”.

“Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti covid”, ka shkruar ai.

Më tej, Zemaj ka pohuar se kanë besim të plotë se vaksina do të zbatohet nga Bashkimi Evropian dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa./Insajderi.com