Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka oksigjen të mjaftueshëm.
Ai deklaroi se furnizimet janë të rregullta pas pretendimeve se ka mungesë oksigjeni.
“Mungesa ka pasur në vazhdimësi, por furnizimet janë të rregullta. Nuk ka ndonjë shqetësim. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër, këto gënjeshtra në kohë pandemie janë shkelje e ligjit. Po shfrytëzojnë situatën për të shpërndarë panik. Është e turpshme të shpërndahen dezinformuar të tilla”, pohoi Zemaj në RTV Dukagjini.
Ky reagim vjen pasi Spitali i Gjilanit kishte deklaruar se ka nevojë për oksigjen.
“Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim. /Insajderi.com