Ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur rreth çështjes së vaksinave, njofton Insajderi.
Ai i ftuar në emisionin Pressing, fillimisht është shprehur se qasja e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe bashkë më të e Qeverisë Kurti ndaj një mediumi, tregon më së miri mendësinë e kësaj qeverie, njofton Insajderi.
Tutje Zemaj ka thënë se edhe ai vetë është intervistuar nga prokuroria për të dhënë informacionet për procedurën e nënshkrimit të kontratave me kompanitë e vaksinave.
Më pas Zemaj ka thënë se ministri Vitia duhet të jap përgjegjësi për mosnënshkrimin e kontratës për sigurimin e vaksinave.
Tutje ish ministri i shëndetësisë ka thënë se zyrtarisht kontaktet e para me kompanitë për sigurimin e vaksinave janë lidhur që nga muaji nëntor të vitit 2020./Insajderi.com