Zemaj: Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer për sigurimin e vaksinave

Zemaj: Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer për sigurimin e vaksinave

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë marrë konfirmimin nga kompania amerikane Pfizer për sigurimin e 535 mijë vaksinave kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për medie, nga ky institucion thonë se kanë nënshkruar me kompaninë në fjalë marrëveshjen për konfidencialitet lidhur me vaksinat dhe detajet teknike për sigurimin e vaksinave janë duke u zhvilluar sipas parimeve të përcaktuara në këtë marrëveshje.

“Përveç vaksinave nga Pfizer, siç edhe është bërë e ditur këtë javë, 600,000 vaksina të tjera janë siguruar përmes shtetit të Austrisë, derisa 720,000 doza të tjera do të merren falas nga mekanizmi COVAX.

Vaksinat e para kundër COVID-19 do të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt për të filluar me vaksinimin e grupeve prioritare dhe mundësia për vaksinim do t’u jepet të gjithë qytetarëve sipas Planit të imunizimit për COVID-19, të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili do të miratohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga MSH-ja rikonfirmojë se Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro për sigurimin e vaksinave dhe përmbushjes së nevojave të tjera në luftën kundër COVID-19 dhe qytetarët do ta marrin falas atë.

Ky reagim i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pasi u raportua se kompania Pfizer ka demantuar marrëveshjen me të për vaksinat anti-COVID’19./Insajderi.com