Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se deri tani janë siguruar një milion e 220 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19, transmeton Insajderi.
Zemaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e bëri të ditur këtë duke mos treguar se kur do të arrijnë këto vaksina.
Ai tutje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat anti COVID-19.
“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti COVID”.
“Deri në arritjen e vaksinave anti COVID, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit , jo vetëm me COVID por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com