Zemaj kërkon kthimin e orarit 12-orësh për Policinë e Kosovës

Zemaj kërkon kthimin e orarit 12-orësh për Policinë e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet pa dallim, e bashkë me komunat e shtabet emergjente që të veprohet urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situates, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se do të ketë intensitet të shtuar në inspektim dhe do të jepen gjoba në përputhje me Ligjin anti-COVID.

Zemaj ka thënë se nga nesër do të jenë në terren 75 inspektorë sanitarë dhe do të kërkohet nga Policia e Kosovës që të kthejë orarin e punës në 12 orë në ditë.

Zemaj ka paralajmëruar edhe gastronominë se aty ku mbahen dasma e tubime familjare dhe nuk mbahet distanca, ato lokale do të mbyllen pa paralajmërim./Insajderi.com