Zemaj kërkon ndihmë me profesionistë shëndetësorë ambasadorit të Italisë

Zemaj kërkon ndihmë me profesionistë shëndetësorë ambasadorit të Italisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi midis të dyja vendeve, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se kërkoi nga ambasadori që Kosova të ndihmohet duke dërguar profesionistë shëdetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre ta mbështesin vendin në këtë kohë pandemie.

Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunimin në këtë fushë në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe për masat e ndërmarra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike”.

“E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19.
Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.
Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19”.

“E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Insajderi.com