Zemaj kërkon rritje të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së rasteve me Covid-19

Zemaj kërkon rritje të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së rasteve me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar rritje të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend, rajon dhe botë, njofton Insjderi.

Në profilin e tij në Facebook, Zemaj, ka shkruar se si pasojë e rritjes së infektimeve me Covid-19, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e IKSHP dhe MSh.

Tutje Zemaj ka shtuar se organet e rendit bashkë me doganierët,  në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë, pikë në të cilën ishte sot në vizitë vetë ministri.

Në fund Zemaj ka thënë se nuk ka fare tolerancë ndaj neglizhencës./Insajderi.com