Zemaj kërkon rritjen e numrit të studenteve në Fakultetin e mjekësisë

Zemaj kërkon rritjen e numrit të studenteve në Fakultetin e mjekësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, njofton Insajderi.

Ai nw profilin e tij ne Facebook, ka thënë se “këtë kërkesë emergjente ia ka adresuar ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, po ashtu kryetarit edhe te kryetari i këshillit drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, rektorit të UP-së, Naser Sahiti dhe dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Manxhuka Kërliu”.

Zemaj ka kërkuar të rritet numri i studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik.

“Kjo rritje mundëson rritjen e shërbimeve shëndetësore adekuate dhe profesionale, zëvendësimin e profesionistëve shëndetësor të moshuar dhe pensionuar, plotësimin e boshllëkut të krijuar nga ikja e profesionistëve nga vendi, mundësimin e zhvillimit dhe qëndrimit të tyre në vend, përmes krijimit të kushteve të bërë tanimë nga MSh-ja me dhënien e specializimeve për të gjithë profesionistët. Madje, konsideroj se rritja e numrit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, është interes nacional”./Insajderi.com